CR7 paguan 20 mijë euro në aparatin e terapisë me oksigjen për ta mbajtur veten në formë ‘jashtëtokësore’

CR7 paguan 20 mijë euro në aparatin e terapisë me oksigjen për ta mbajtur veten në formë ‘jashtëtokësore’

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo edhe njëherë ka treguar sa seriozisht e merr fizikun e tij.

Sulmuesi portugez ka investuar në një dhomë të teknologjisë së lart me oksigjen, që i lejon atij të frymojë ajër të pastër direkt në plazmat e gjakut, krejt nga rehatia e shtëpisë, transmeton Periskopi.

Ideja prapa makinerisë është se ajo ndihmon në riparimin e indeve të dëmtuara më shpejt se normalisht, dhe Ronaldo ishte padyshim i impresionuar pasi përdori një të tillë ndërsa shërohej nga një dëmtim në gju që e pësoi në finalen e Euro 2016.

Një burim ka thënë për ‘The Sun’: ”Të gjithë e dinë se Cristiano është fanatik i fizikut dhe totalisht dedikohet që të jetë në formën më të mirë që mund të jetë.

”Ai ka përdorur dhomën e oksigjenit më parë në karrierë, por nuk janë aq të lehta të gjinden në Angli, kështu që ai ka vendosur ta instalojë në shtëpi.

“Do të thotë nëse ndonjëherë ndjen një goditje, mund të shkojë ta përdorë atë dhe të marrë përfitimet.

”Kjo është arsyeja pse ai mungon kaq pak kur lëndohet.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: