CR7 mendon se Juventusi ‘nuk është në nivelin e tij’ dhe dëshiron transferimin te një top klub evropian
Shpresa dhe ëndrra e Cristiano Ronaldos për ta fituar Champions Leaguen me klubin e tretë, mori fund të martën mbrëma.
Juventusi u mposht 3-2 nga Porto në ndeshjen e dytë, me biankonerët që u eleminuan për shkak të numrit të golave të pësuar në shtëpi, transmeton Periskopi.
Pas eleminimit, superylli portugez ka qenë më i kritikuari nga fansat dhe analistët, teksa bëri një gabim në rastin e golit të tretë duke reaguar keq në murin e gjallë gjatë një goditjeje dënimi nga i cili erdhi goli nga portugezët.
Ishte një gabim trashanik, por duket se Ronaldo prapë mendon se është mbi bashkëlojtarët e tjerë të cilët ai i la në baltë.
Sipas Tancredi Palmeri, portugezi i ka thënë rrethit të tij se Juve ‘nuk është në nivelin tim’ dhe se ai po mendon t’i bashkohet një top klubi evropian.
Nëse ky raport është i vërtetë, Ronaldo duhet ta shikojë mirë pozitën e tij.
Derisa ai mund të jetë një prej futbollistëve më të mirë në histori, 36-vjecari dështoi të ndizej në ndeshjen më të madhe të sezonit për Juven. /Periskopi.com/