Covid-19 nuk kursen Real Madridin, infektohet futbollisti

Covid-19 nuk kursen Real Madridin, infektohet futbollisti

Gjiganti spanjoll Real Madrid është goditur nga pandemia COVID-19.

Portieri i Real Madridit, Andriy Lunin ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Klubi madrilen përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar që portieri ka testuar pozitiv në analizat e fundit.

“Real Madrid njofton se lojtari ynë Andriy Lunin ka testuar pozitiv me COVID-19”.

Reali takimin e radhës e zhvillon kundër Real Betisit këtë të shtunë.

Shpërndaje në: