Coutinho nuk do të largohet, mësohet arsyeja pse nuk është në skuadër sonte
Philippe Coutinho megjithatë nuk do të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere.
Zëra të shumtë e lidhin brazilianin me një largim nga Barcelona, me skuadrën e Lazio tashmë që shihet si opsion për të.
Emri i Coutinho nuk figuroi në listën e lojtarëve të Barcelonës për ndeshjen ndaj Real Sociedad dhe dyshimet për të ardhmen e tij u rritën edhe më shumë.
Por, sipas ‘Cope’, Coutinho nuk do të largohet nga klubi, përcjell Periskopi.
Mungesa e tij në ndeshjen e sotme lidhet me stërvitjet që ka bërë lojtari me skuadrën.
Thuhet se ish anëtari i Liverpool nuk ka kapur akoma ritmin e grupit dhe i duhet më shumë punë para se të zë vend në skuadër. /Periskopi/