Coutinho e ‘kërkon’ rikthimin e Neymarit te Barcelona

Periskopi.com Sporti

Neymar është futbollisti për të cilin po flitet më së shumti këto javë pasi braziliani deklaroi se nuk dëshiron që të luajë më për PSG-në

Real Madrid mund të jetë destinacion i mundshëm i Neymarit, derisa kjo lëvizje do t’i irritonte shumë tifozët e Barcelonës, transmeton Periskopi.

Megjithatë disa lojtarë të Barçes e duan rikthimin e tij në ‘Camp Nou’, për këtë çeshtje ka folur edhe bashkëkombasi i tij Philippe Coutinho.

“Ai është lojtar i madh, unë luaj me të në Kombëtare dhe është një privilegj i madh. Do të ishte mirë nëse ai do rikthehej,” ka thënë ish-lojtari i Liverpoolit për ‘Marca’.

26-vjeçari nuk është aspak i kënaqur te PSG, edhe pse në këtë sezon ka shënuar 29 gola në 30 paraqitje. /Periskopi.