CorrWatch: Neglizhenca e Ministrisë së Mbrojtjes shkaktoi problemin me ushqim në FSK

CorrWatch: Neglizhenca e Ministrisë së Mbrojtjes shkaktoi problemin me ushqim në FSK

Iniciativa CorrWatch është shprehur e shqetësuar mbi procedurat e Ministrisë së Mbrojtjes, për furnizim me ushqim për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përmes një reagimi në faqen e tyre zyrtare, kanë thënë se Ministria e Mbrojtjes ka neglizhuar çështjen e furnizimit me ushqim për FSK-së dhe sipas tyre kjo është një “shkelje e qartë e nenit 35 të Ligjit për Prokurimin Publik”.

Më tej, kjo orgaizatë ka theksuar se ministria ka zhvilluar një procedurë të negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë, duke u justifikuar me emergjenca ekstreme.

“Emergjenca e shkaktuar i atribuohet mosveprimeve dhe neglizhencës së MM. Nisur nga kjo konsiderojmë që MM duke zhvilluar procedurë të negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë, duke u thirrur në emergjenca ekstreme, ka bërë shkelje të nenit 35 të LPP-së. E dyta, me kontratë janë shpërblyer OE-të që nuk i kanë plotësuar kërkesat në dosjen e tenderit. Me 15 tetor, MM ka njoftuar se është anuluar ky aktivitet i prokurimit. Megjithatë, në bazë të të gjitha fakteve të shtjelluara më lartë shihet që MM ka dështuar në përmbushjen e obligimeve ligjore”, thuhet në reagimin e tyre.

Përveç kësaj, ministria thuhet se ka bërë një sërë shkeljesh të tjera gjatë negocimit.

“Përpos kësaj, CorrWatch, ka gjetur se MM gjatë negocimit të aktivitetit të fundit ka bërë edhe një varg shkeljesh të tjera. MM ka ftuar në negocim vetëm tre OE kështu duke bërë shkelje të nenit 7.1i cili parasheh se ”AK nuk do të ekzekutojë asnjë aspekt të aktivitetit të prokurimit në një mënyrë që redukton apo eliminon konkurrencën në mes të operatorëve ekonomik ose që diskriminon në dëm ose në të mirë te një ose më shume operatoreve ekonomik”, thuhet tutje në reagimin e tyre.

Sipas organizatës, vetëm tre operatorë ekonomikë janë ftuar në negocim, duke shkelur nenin 7.1, që parashikon se “AK nuk do të ekzekutojë asnjë aspekt të aktivitetit të prokurimit në një mënyrë që redukton apo eliminon konkurrencën”.

CorrWatch gjithashtu ka njoftuar se janë shpërblyer operatorë ekonomikë që nuk i kanë plotësuar kërkesat e dosjes së tenderit.

Në përfundim, CorrWatch ka bërë thirrje për reflektim nga institucionet dhe hallkat përgjegjëse mbi këto procedura të kundërligjshme.

Shpërndaje në: