“Corriere della Sera”: Kurti fitoi sepse po i shitet retorika nacionaliste dhe e ekstremit të majtë
![“Corriere della Sera”: Kurti fitoi sepse po i shitet retorika nacionaliste dhe e ekstremit të majtë](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-9-473x300.png)
Gazeta e njohur italiane “Corriere della Sera” ka shkruar për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë dhe fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Corriere della Sera” ka vlerësuar se Kurti do të jetë kryeministër përsëri sepse po i funksionon retorika e tij nacionaliste dhe e krahut të majtë ekstrem.
“Albin Kurti bëri thirrje për referendum historik për performancën e tij si kryeministër: ‘ose jeni me mua ose kundër meje’. Votuesit përsëri vendosën në favor të tij, por partia e tij nuk e ka më shumicën absoulte dhe kësaj here nuk do të jetë në gjendje të qeverisë i vetëm kundër të gjithëve”, ka shkruar gazeta e njohur italiane.
“Kurti do të jetë kryeministër sepse po i funksionon retorika nacionaliste dhe e ekstremit të majtë. Ashtu si ëndrra për Shqipërinë e Madhe në aleancë me Tiranën dhe shpërfillja e tij karshi serbëve. Por këto katër vjet me papunësi të lartë kanë lënë shenjë”, ka shkruar gazeta “Corriere della Sera”.