Copa America ka mbetur pa asnjë vend nikoqir, dy javë para fillimit të kompeticionit

Copa America ka mbetur pa asnjë vend nikoqir, dy javë para fillimit të kompeticionit

Copa America ka mbetur pa vend organizues të garës, më pak se dy javë para fillimit të kompeticionit.

Kolumbia dhe Argjentina pritej të ishin nikoqire të garës, e cila fillon më 13 qershor, transmeton Periskopi.

Por të dyja janë largua për shkak të problemeve të vazhdueshme.

Kolumbia u largua nga disponueshmëria më 20 maj, për shkak të protestave kundër presidentit Ivan Duque.

Dhe Argjentina ndoqi të njëjtat hapa në fundjavë, për shkak të shpërthimit të numrit të rasteve me Covid-19.

Organi qeverisës me futbollin Amerikano-jugor, Conmebol është punduar të qëndrojë e qetë, teksa ka insistuar se aktualisht është ‘duke analizuar ofertat e vendeve tjera.’

Kryesuesit pritet të takohen sot më vonë në mënyrë që të finalizojnë planet. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: