Conte u pyet tri herë për incidentin me Tuchel, shikoni se si i’u përgjigj ai gazetarëve
Ka përfunduar me barazim takimi i xhiros së dytë në Premierligë mes Chelseas dhe Tottenhamit.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi u vendos në 2:2, në një ndeshje ku edhe konfrontimet fizike mes trajnerëve nuk munguan, shkruan Periskopi.
Conte me entuziazimin e tij të tepruar për pak sa nuk u rrah me Thomas Tuchelin e Chelseas te goli i parë i barazimit dhe momenti tjetër ndodhi në fund të ndeshjes.
Por, pas ndeshjes Antonio Conte nuk ka pranuar të flas për incidentin me Tuchel ndonëse thuhet se është pyetur tre herë nga gazetarët.
“Unë mendoj se më mirë është të flasim për lojën. Ishte një lojë e vështirë për të dyja skuadrat dhe ne përpiqemi në çdo ndeshje të jemi konkurrues.
“Chelsea tregoi se është një ekip vërtetë i mirë. Krahasuar me sezonin e kaluar ne jemi më mirë, por nëse duam t’i krijojmë probleme Chelsea-t [në tabelë] ne duhet të jemi më të mirë.
“Nuk dua të komentoj situatën [Tuchel], kjo nuk është gjëja më e rëndësishme. Nëse ka ndonjë problem, është mes meje dhe atij.
“Është normale të vish këtu dhe të vuash, por në të njëjtën kohë krijuam shanse për të qëndruar në lojë”, tha Conte.