Conte: Son po vuan për të shënuar, do doja burrë si ai për vajzën time
Tottenham triumfoi 2-0 në transfertë me Nottingham Forest dhe heroi ishte Harry Kane, autor i të dy golave për londinezët
Pas ndeshjes trajneri Antonio Conte u ngacmua për faktin që nuk po shënon dot Son Heung-Min dhe italiani deklaroi:
“Tani ai po vuan sepse nuk po shënon, por do jetë pjesë e vizionit tim të futbollit. Nëse më duhet të gjej një burrë për vajzën time, do të doja që ai të ishte një njeri si Son Heung-min”.