Conte ngec në negociata me Tottenhamin, palët braktisin “çështjen”

Conte ngec në negociata me Tottenhamin, palët braktisin “çështjen”

Është përfolur rregullisht që Conte ishte shumë afër zyrtarizimit si trajner i Tottenhamit.

Nga të gjithë mediat deri tek Fabrizio Romano, super gazetari i njohur i merkatos i cili gjithmonë i zyrtarizon transferimet i pari që rezultojnë të jenë shumë te sakta, ishin gati për ta parë trajerin italian të bëhet pjesë e Spursave, por një gjë e tillë nuk ndodhi, transmeton Periskopi.

Sipas burimeve te Fabrizio Romanos arsye pse kjo dështoi ishte se :

“Antonio Conte dëshironte të sillte më shumë se 4 anëtarë të stafit në Tottenham, Spurs ngurrojnë në këtë pikë.
Diferenca e propozimit të pagës ishte rreth 3 milion €. Kjo është arsyeja pse bisedimet me Conte kanë ngecur – nuk është arritur asnjë marrëveshje./Periskopi

Shpërndaje në: