Conte del pozitiv me Covid-19, kur pritet të kthehet trajneri?
Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në fundjavë.
Conte thuhet se ishte me Covid-19 edhe në ndeshjen 4:0 ndaj Aston Villës, shkruan Periskopi.
Besohet se trajneri italian do të jetë i gatshëm që këtë fundjavë t’i bashkohet skuadrës ndaj Brightonit.
Conte – i cili është izoluar larg skuadrës pasi rezultoi pozitiv me Covid – gjithashtu pritet të mbajë konferencën e tij për shtyp para ndeshjes të enjten pasdite siç ishte planifikuar fillimisht.