Conor McGregor akuzohet se u mundua të mashtronte në meçin kundër Dustin Poirierit

Dustin Poirier ka zbuluar se Conor McGregor është munduar të fitonte avantazh të padrejtë mbi të, gjatë triumfit në UFC 264.
32-vjeçari dominoi McGregorin gjatë rundit të parë në meçin triologjik, me gjyqtarët që vendosën 10-8 në favor të ‘Diamantit’.
Por meçi përfundoi në rrethana të pafata kur McGregor përfundoi me një këmbë të thyer.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ‘Diamanti’ tha se NcGregor u mundua të jepte më të mirën, përfshirë edhe përdorimin e mashtrimit.
Erdhi pasi McGregor po kërkonte të maksimizonte efektet e goditjeve të epërme kur Poirier po mundohej të linte shenja nga lart.
Ai tha: ”Për këtë e lashë të ngritej. E lashë të ngritej sepse ai i kishte tre gishta në dorezën time.
”E dini manshetën, në shirit? Është një kapje e mirë dhe ai po më tërhiqte në goditje lart. Ai po më tërhiqte poshtë dhe më pas godiste në të njëjtën kohë.
”Nuk jam i befasuar që ai bën gjëra të tilla. Po i thoja Herb se nuk po mund të lirohesha nga ai.
”Kur i thashë Herb, ndoshta Conor i largoi gishtat. /Periskopi.com/