Coman pas golit ndaj Parisit: Ishte një moment i veçantë, është klubi ku jam rritur, qyteti ku kam lindur
Ka përfunduar takimi mes Parisit dhe Bayernit, duel ky në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Bayerni e ka fituar këtë takim me rezultatin 0:1, me golin e shënuar nga Coman, shkruan Periskopi.
Pas ndeshjes foli Coman ku tha se ishte ëndërr të shënonte në ‘Parkun e Princave’.
“Të shënosh në Parc des Princes është një ëndërr fëmijërie. Ishte një moment i veçantë. Është klubi ku jam rritur, qyteti ku kam lindur”, thotë për Canal Plus.
Kingsley Coman: “Scoring at the Parc des Princes is a childhood dream. It was a special moment. It's the club where I grew up, the city where I was born”, tells Canal Plus 🔴🇫🇷 #UCL
“I didn't want to celebrate here in front of the fans”. pic.twitter.com/MF6Uu09cwU
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 14, 2023