Çokollata e zezë, partneri i lëkurës tuaj gjatë stinës së dimrit
Lëkura e thatë është sinonim me ditët e ftohta dhe të errëta të dimrit. Ajri i ftohtë i dimrit e largon lagështinë nga lëkura – njëjtë sikurse që e heq motivin për të dalë jashtë me shoqëri, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, për ta mirëmbajtur lëkurën të shëndetshme dhe të shndritshme gjatë këtij dimri, është mirë të keni parasysh këtë këshillë:
Hani çokollatë të zezë
Studime të shumta kanë treguar se flavanoidet e gjendura në çokollatën e zezë absorbojnë dritë UV. Sipas Reader’s Digest, kjo dukuri ndihmon në mbrojtjen e lëkurës, e rritë qarkullimin e gjakut, e gjithashtu e përmirëson hidratimin.
Çokollata e zezë, përveç që është e shëndetshme për lëkurën, është gjithashtu tejet e shijshme.
Megjithatë, është mirë që gjithashtu ta mirëmbani lëkurën me krema adekuat dhe të pastroheni shpesh.