Çokollata e zezë, aleate e zemrës

Çokollata e zezë, aleate e zemrës

Nëse gjatë pandemisë të është shtuar nepsi për çokollata, kjo e ka një arsye dhe ju e keni një justifikim. Një studim të cilit i referohet Agrowebka zbuluar se njerëzit që hanë një ose disa racione çokollate të zezë  në javë, kanë 10% më pak gjasa të preken nga sëmundjet e zemrës.

Çokollata dhe shëndeti i zemrës

Çokollata e zezë është e pasur me antioksidantë, hekur, kalçium dhe vitaminat e kompleksit B. Antioksidantët janë të duhur për të luftuar inflamacionin dhe rritur kolesterolin e mirë. Një katror i vetëm i çokollatës së zezë plotëson 24% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.

Magnezi është një mineral thelbësor. Ai ndihmon trupin të rregullojë përthithjen e vitaminave dhe mineraleve të tjera si kalciumi, kaliumi, bakri, zinku dhe vitamina D Për përfitime të mëdha konsumoni kakao të papërpunuar që ka sasi më të mëdha të magnezit. Nëse kombinoni një dietë me yndyrna të pakëta dhe me ushqime të pasura me magnez, ju do të përfitoni tension të ulët të gjakut dhe rrjedhimisht një rrezik më të ulët të shfaqjes së sëmundjeve që i kanosen zemrës.

3 Ushqime të duhura për shëndetin e zemrës

Ekspertët e Agroweb.org këshillojnë edhe këto tre ushqime të pasura me magnez të cilat duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor në të mirë të zemrës.

Spinaqi

Kjo barishte e shëndetshme është e pasur me ushqyes të nevojshëm për mbarëvajtjen e organizmit. Spinaqi mund të hahet i freskët ose i gatuar. Vitamina C dhe kaliumi përthithen më mirë nëse spinaqi hahet i gjallë ndërsa vitaminat A dhe E përthithen më shumë kur spinaqi është i gatuar. Sipas të dhënave një racion me spinaq përmban 39% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.

Avokado

Avokado është e pasur me shumë ushqyes të vlefshëm siç janë vitamina A, C, K, fibra, yndyrnat mono-të-pangopura dhe antioksidantët. Avokado është gjithashtu një burim i shkëlqyer i magnezit. Një kokërr e vetme ofron 58 miligramë magnez ose 15% të dozës së rekomanduar ditore.

Fasulet e zeza

Këto bishtajore janë të pasura me fibër, antioksidantë dhe proteina. Një racion me fasule të zeza të gatuara përmban 30% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit./

Shpërndaje në: