Coca-Cola për dhëmbë të bardhë?!
Pavarësisht se sa mirë mund të dukeni në veshje, dhëmbët e verdhë mund t’jua prishin pamjen.
Dhëmbët e verdhë mund të bëhen si pasojë e ushqimeve të shpejta, pijeve me ngjyrosës artificial, cigares dhe kafesë!
Tashmë përmes trajtimeve të ndryshme nëpër qendrat estetike po mundësohet edhe zbardhja e dhëmbëve, mirëpo jo të gjithë kemi mundësi t’i paguajmë këto trajtime.
Por, a ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se mund të keni dhëmbë të bardhë me pijet freskuese të gazuara?!
Sipas disa testeve, mënyra më e lehtë për t’i zbardhur dhëmbët është duke e përzier një lugë gjelle pije freskuese me 2-3 pika peroksid hidrogjeni.
Kështu i thoni lamtumirë dhëmbëve të verdhë dhe nuk keni nevojë të blini pasta të shtrenjta të dhëmbëve./periskopi.com