Coca-Cola del kompania më ndotëse në botë
Kompania gjigante Coca-Cola për të dytin vit rresht u emërua si brendi më ndotës në një auditim global të mbetjeve plastike.
Coca Cola ishte përgjegjëse për më shumë mbeturina se top-tri ndotësit që renditeshin pas saj, të bërë bashkë.
Mbi 72 mijë vullnetarë mblidhnin shishe plastike në muajin shtator, gjë që ishte edhe baza e këtij auditi, shkruan The Intercept, përkthen Periskopi.
Ata gjetën se shishet plastike ishin të 8 mijë brendeve të ndryshme. Coca Cola ishte brendi më fajtor për ndotjen plastike, ndërsa tre të tjerët ishin Nestle, PepsiCo dhe Mondelez International.
Coca-Cola ishte burimi kryesor i plastikës në Afrikë dhe Evropë dhe burimi i dytë më i madh në Azi dhe Amerikë të Jugut.
Kompania në fjalë lëshoi një deklaratë për mediumin e sipërpërmendur duke thënë: “Kurdo që paketimet tona përfundojnë në oqeanet tona – ose në çdo vend ku nuk bën të jenë – kjo është e papranueshme për ne.” /Periskopi