Ç’ndodh me trupin tonë, nëse flemë lakuriq gjatë natës?

Ç’ndodh me trupin tonë, nëse flemë lakuriq gjatë natës?

Shumë njerëz nuk ndihen rehat me idenë e të fjeturit lakuriq në shtratin e tyre. Nëse nuk ndiheni rehat, por gjithsesi doni ta provoni, në fillim flini vetëm me të brendshme dhe më pas përpiquni të flini edhe pa to.

Si ndikon ky ndryshim i vogël në organizmin tuaj:

– Procesi i plakjes ngadalësohet

Fjetja pa rroba e mban trupin larg “të nxehtit”. Kjo bën që ta shtyni më gjatë procesin e plakjes dhe rrudhave.

– Do ndiheni më tërheqës/e

Shpeshherë, veshjet më të vjetra i mbajmë si pizhama, kjo bën mos të dukemi në formën tonë më të mirë fizike para se të flemë, por nëse flini pa pizhama, përveç këtij fakti, ju do filloni të shihni edhe me më shumë detaje trupin tuaj dhe kjo do t’ju motivojë çdo mbrëmje e çdo mëngjes për të përmirësuar çdo gjë që nuk ju pëlqen.

– Lëkura është më e bukur

Ky është i vetmi moment i ditës/natës, kur lëkura ka mundësi të marrë frymë. Gjumi i tillë, rekomandohet veçanërisht për personat që vuajnë nga papastërti në lëkurë, apo lëkura të ndjeshme. Sipas ekspertëve, është mirë edhe për pjesët intime të trupit, të cilat janë vazhdimisht të mbuluara e për pasojë, mund të jenë pre e infeksioneve të ndryshme.

– Forcon vetëbesimin

Edhe pse ekziston një besim se kur jemi të veshur mirë, ndihemi më të sigurt dhe të guximshëm, gjërat mund të funksionojnë dhe në kahun e kundërt. Kur ndiheni rehat me trupin tuaj, nën lëkurën tuaj, ky është një tregues i vetëbesimit të vërtetë.

– Ju afron më shumë me partnerin/en

Nuk ka një ndjenjë më të madhe afrimiteti se një përqafim i tillë. Prekja me lëkurë e njeriut tuaj të dashur rrit nivelet e oksitocinës, hormonit të dashurisë dhe krijon një lidhje më të fortë mes jush. Përqafimi me partnerin e zhveshur zvogëlon stresin, zvogëlon rrezikun e inflamacionit dhe krijon një ndjenjë sigurie në lidhje tuaj.

– I bën marrëdhëniet intime më të shpeshta

Kur duket se disa gjëra nuk po shkojnë mirë mes jush, kjo zgjidhje mund të jetë një opsion i mirë për të risjellë romancën në çift. Seksi më i shpeshtë është i shëndetshëm për të gjithë organizmin, veçanërisht për presionin dhe funksionimin e duhur të zemrës.

– Gjumi është më i mirë

Do flini më mirë, pasi nuk ka shqetësime të vogla gjatë natës, të tilla si një bluzë e ngushtë që ju krijon vapë, apo djersitje për shkak të materialit të pakëndshëm të bluzës.

Burimi: Weebly

Shpërndaje në: