Çmimi ‘idioti i ditës’ shkon për Gjokoviçin: Bëri foto me fëmijë, një ditë pasi doli pozitiv me Covid-19

Çmimi ‘idioti i ditës’ shkon për Gjokoviçin: Bëri foto me fëmijë, një ditë pasi doli pozitiv me Covid-19

Tenisti serb, Novak Gjokoviq u fotografua pranë fëmijëve teksa shpërndante çmime për një grup të rinj të tenisit, një ditë pas 16 dhjetorit, datë që avokatët e tij pretendojnë se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Gjokoviq, i cili nuk mbante maskë, mori pjesë në aktivitetin e Shoqatës së Tenisit të Beogradit në qendrën e tij të tenisit dhe pozoi për foto me të rinjtë.

Ai mori pjesë gjithashtu në një ceremoni të veçantë në ambientet e mbyllura në qendrën e tenisit më 16 dhjetor, për të marrë një pullë që po punohej për nder të tij, raporton DailyMail.

Avokatët e tij po e përdorin si arsye për mosvaksinim të serbit “testimin pozitiv me koronavirus më 16 dhjetor”, në një gjykatë në Australi.

34 vjeçari ende mbetet i ngujuar në një hotel emigrantësh deri sa një vendim të merret nga gjykata.

Shpërndaje në: