Çmimi i Madh i Hungarisë: Verstappen më i shpejti, lë prapa Hamiltonin

Çmimi i Madh i Hungarisë: Verstappen më i shpejti, lë prapa Hamiltonin

Max Verstappen ka fituar edhe garën e Hungarisë.

Piloti i Red Bull, Max Verstappen është treguar më i shpejti në garën e Çmimit të Madh të Hungarisë.

Kampioni në fuqi e nisi garën nga pozita e dhjetë por kjo nuk e pengoi për një fitore. Gjithçka u mbështet me një strategji perfekte të Red Bull.

Garë të mirë bëri edhe shtatë herë kampioni botëror, Lewis Hamilton që përfundoi në pozitën e dytë.

Mercedes, me anë të George Russell që përfundoi në pozitën e tretë, mori kështu përsëri dy vende në podium.

Ferrari dështoi edhe një herë në strategji gomash, duke ia mohuar mundësinë për garim dinjitoz pilotit Charles Leclerc.

Leclerc përfundoi në pozitën e gjashtë, Sergio Perez në pozitën pesë kurse Carlos Sainz në pozitën katër.

Shpërndaje në: