Çmimet në ‘hava’, Albin Kurti në Kuvend: Kemi rritë pensionet, shtesat e shujtat nëpër kuzhina

Çmimet në ‘hava’, Albin Kurti në Kuvend: Kemi rritë pensionet, shtesat e shujtat nëpër kuzhina

Kryeministri Albin Kurti në seancën e sotme të jashtëzakonshme ka folur për ngritjen e çmimeve, duke thënë se mashtruesit e manipuluesit në treg duhet të ndëshkohen, transmeton Periskopi.

‘’Krizat na prekin të gjithëve, ndonëse jo të gjithë njësoj. Do t’i ndëshkojmë ata. Çmimi për litër, u kurdis. Pasi që u vjedhim, ua kthejmë një cent. Kjo është sikur plagës ia shton ofendimin. Rritja e tillë është zhvatje që nuk bën të lejohet. Të gjithë ata rritës do të ndëshkohen. Konkurrencë e padrejtë. Inspektorati i tregut po ndërmerr hapa. Janë shqiptuar 30 gjoba’’, ka thënë ai.

‘’Qytetari nuk po e do mashtrimin, kartelat. Të mos bien pre e manipulimeve të tregtarit. Presim nga bizneset të vepojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndërgjegjshme. Nuk ka vend për panik.’’.

Tutje Kurti ia nisi të numërojë gjitha skemat pensionale, e shtesat, e shujtat e kuzhinave.

‘’Janë ndarë shujta, pensionet. Po e vazhdojmë mbështetjen me asistencën sociale. Pensuionet bazike i kemi rritë për 11 për qind,. Rreth 12 mijë nëna të reja marrin shtesa për lehona e kemi edhe shtesa për fëmijë. Kemi ndarë 195 milionë euro si përgjigje e rritjes së çmimeve. Kemi ndarë 150 mijë shujta për 11 kuzhina./PERISKOPI/

Shpërndaje në: