Çmime të njejta dhe lirim nga pagesa për 7 kategori, Komuna tregon për unifikimin e privatëve me Trafikun Urban

Çmime të njejta dhe lirim nga pagesa për 7 kategori, Komuna tregon për unifikimin e privatëve me Trafikun Urban

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se është unifikuar sistemi i transportit publik në kryeqytet, me bileta të integruar ditore, javore dhe mujore për të gjitha linjat.

Nga 1 janari i këtij viti, siç njofton Komuna, të gjithë operatorët privatë do të operojnë sipas të njëjtave kushte sikurse Trafiku Urban.

Çmimet e biletave do të jenë të njëjta dhe do të lirohen nga pagesa 7 kategori.

Njoftimi i plotë:

Qytetarët e Prishtinës tani kanë sistem të unifikuar të transportit publik urban, me bileta të integruara ditore, javore dhe mujore për të gjitha linjat! 🚍

📅 Nga 1 Janar 2025, edhe operatorët privatë do të operojnë sipas të njëjtave kushte si Trafiku Urban, duke garantuar shërbim të standardizuar dhe cilësor për të gjithë qytetarët.

💳 Çmimet e biletave:

• 0.50€ për një udhëtim të vetëm.

• 0.80€ për biletën ditore (vlefshme për të gjitha linjat).

• 4€ për biletën javore.

• 12€ për biletën mujore për studentë.

• 14€ për biletën mujore për punëtorë.

🎉 Kush përfiton udhëtime falas?

Kategoritë e liruara nga pagesa për të gjitha linjat urbane janë:

• Pensionistët

• Policia

• Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)

• Veteranët

• Zjarrfikësit

• Personat me aftësi të kufizuara

• Nxënësit e shkollave fillore

Drejtoria e Shërbimeve Publike

Shpërndaje në: