Çmenduri teknologjike: PL gati t’i testojë gjyqtarët robotikë për vendimet e pozitës jashtë loje

Çmenduri teknologjike: PL gati t’i testojë gjyqtarët robotikë për vendimet e pozitës jashtë loje

Është e drejtë të themi se VAR është shndrruar në një prej gjërave më të urryera në mesin e futbolldashësve.

Secili klub në Premier League mund të thotë se është dëmtuar nga vendimet e VAR që kanë shkuar kundër tyre në sezonin e fundit.

Rregulli për prekje të topit me dorë ka pasur vazhdimisht ndryshime, teksa nuk duket se ka konsistencë në interpretim dhe as mos të fillojmë të diskutojmë për ato vijat e pozitës jashtë loje, transmeton Periskopi.

Tash, duket se Premier League ka ndërmend të marrë masa, me ‘The Sun’ që po raporton sot se testimet për ‘robo-gjyqtarët’ pritet të fillojnë në katër fusha të ndryshme këtë sezon.

p1f6pjmhsc3noo5r1tum28rt0ub.jpg

Manchester City, Manchester United, Liverpool dhe Chelsea do të luajnë nën syrin e sistemit të ri që supozohet të përmirësojë vendimet në mënyrë eksponenciale.

Do të jetë një hap i rëndësisë madhore drejt kërkesës së FIFA-s për ndryshime globale të sistemit që përdorë teknologjinë skeletore për të dhënë vendime gati të menjëherëshme për pozita jashtë loje.

Sipas raportit nga ‘The Sun’, syri i shqiponjës, truri prapa vijës së portës dhe aspektet e tjera të sistemit të VAR, performuan një testim sekret të ‘robo-gjyqtarit’ te një klub i Premier Leagues këtë sezon.

Sistemi, i cili vëzhgon 29 pikat e trupit të lojtarit, do të jetë në gjendje ta lajmërojë gjyqtarin anësor brenda gjysmë sekondi pasi të luhet topi, se një lojtar është në pozitë jashtë loje.

Ky projekt ka për qëllim t’u japë fund atyre vijave të tmerrshme teknologjike që përdoren për ta përcaktuar pozitën e lojtarit nga kundërshtari i fundit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: