Çmenduri – Një biletë VIP e meçit Fury – Whyte kushton sa të blesh një Golf 4
Sonte duke filluara nga ora 23:00 do të zhvillohet meçi i jetës me Tyson Furyt dhe Dillian Whyte.
Ky meç do të zhvillohet në stadiumin Wembley ku do të jenë të pranishëm plotë 94 mijë spektatorë, shkruan Periskopi.
Dueli i takon peshave të rënda WBC dhe kampion i saj është ‘Gipsy King”.
Tashmë, të dy boksierët kanë arritur në stadiumin e Londrës, ku po i bëjnë edhe përgatitjet e fundit para këtij meçi.
Sot do të jetë i mbushur i tërë stadiumi, ku janë shitur edhe të gjitha biletat.
Biletat fillojnë nga 62 mijë funta në zonat jo-VIP të stadiumit, ndërkaq çmimi te zonat VIP kap shifrën 2250 funta që i bie afërsisht 3 mijë euro një biletë.
Pra nëse kërkojmë në faqet për shtijen e veturave në Kosovë, ju lehtë mund të blini një makinë Golf 4 me këtë çmim./Periskopi/