Çmenduri në Rusi: Gjyqtari i MMA ngulfatë luftëtarin, pasi nokautohet brenda 10 sekondave
Një video e çuditshme po qarkullon nëpër rrjetet sociale që shfaq një meç të MMA mes dy luftëtarëve identiteti i të cilëve nuk dihet, por që besohet se është zhvilluar në Rusi ditë më parë.
Luftëtari i parë e filloi mirë dhe siguroi fitoren brenda 10 sekondave, transmeton Periskopi.
Pasi dyshja preku dorezat, luftëtari i parë nokautoi menjëherë kundërshtarin dhe fitoi duelin, me gjyqtarin që u detyrua të intervenojë.
Derisa fituesi vrapoi në ring i gëzuar, kamerat u fokusuan te kundërshtari i tij i shtrirë, i cili u duk se po ngritej.
Mirëpo, humbësi qartazi nuk e kishte marrë me sportivitet, pasi shihet duke iu vërsulur gjyqtarit në tentativë për ta rrëzuar.
Me siguri këtë e bëri për faktin se meçi u ndal nga gjyqtari, i cili ia mohoi mundësinë e ringritjes atij nga nokauti.
Por, gjyqtari ishte shumë mirë i përgatitur, duke i vendosur duart rreth qafës së luftëtarit teksa manovroi me të rreth ringut, para se ta fuste në gjumë luftëtarin përsëri, me pjestarë të ekipit të tij që u futën në ring për të qetësuar situatën.
Gjyqtari në mënyrë komike u largua nga incidenti me një buzëqeshje, duke lëkundur kokën. /Periskopi.com/
Bruh…pic.twitter.com/cNaoGI0eip
— BLACK ADAM SCHEFTER (@B1ackSchefter) August 16, 2021