Çmendet Liridon Latifi: I frustruar që u zëvendësua, për pak sa nuk e lëndon veten nga ‘humbja e kokës’
Vëmendjen e mori një episod i ndodhur në minutën e 76-të të takimit, kur Liridon Latifi doli nga fusha për t’i bërë vend Ardit Hoxhajt. Ky ishte një vendim që nuk u prit mirë nga 27 vjeçari që në pjesën e parë shënoi golin e barazimit.
Reagimi i Latifit ishte i paprecedentë duke goditur me shkelm tërmusin në pankinën e skuadrës së tij. Në inerci e sipër, Latifi për pak sa nuk pësoi një dëmtim që mund t’i kushtonte shtrenjtë.
Menjëherë, sulmuesi iu drejtua dhomave të zhveshjes teksa në fytyrën e tij shikohej një tymnajë e vërtetë. Pas ndeshjes, trajneri Tomas Brdariç u shpreh se “bota nuk rrotullohet rreth Latifit” duke dëshmuar që situata në kampin shkodran nuk është e qetë.