Çmendet ish-lojtari i Interit, Freddy Guarin: Përfundon i gjakosur pas përleshjes me prindërit
Ish-mesfushori i Inter, Freddy Guarin, ndoshta nën ndikimin e drogës dhe alkoolit, sulmoi prindërit e tij dhe u ndalua nga autoritetet lokale.
Mesfushori kolumbian, tashmë nën kontratë me Milionarios, u bë protagonist i një përleshje familjare që arriti kulmin në arrestimin nga autoritetet lokale.
Jorge Luis Vargas, përgjegjës i forcave të rendit, shpjegoi incidentin: “Ne morëm një telefonatë në lidhje me një akt të dhunës në familje në të cilën ishte përfshirë Guarin.
Kur policia arriti në vendngjarje, ka gjetur dëmtime personale brenda një shtëpie ku djaloshi është përfshirë në një grindje me prindërit e tij.
Ata vepruan profesionalisht duke kërkuar ndihmë, në mënyrë që Guarin të ndalohej siç kërkohet nga ligji. Jemi ligjërisht në pritje të veprimeve që familja mund të ndërmarrë.
Mund të jetë i nevojshëm një denoncim dhe jemi duke punuar mbi këtë duke hyrë në kontakt me prokurorinë dhe mjekët për të marrë një diagnozë”.