CL: Bayerni dhe Juventusi luajnë për kualifikim, Man United nën ethe në Bergamo
Champions përcakton shumë me ndeshjet e katërta në fazën e grupeve, në lidhje me skuadrat që do të shkojnë në 1/8 e finaleve në rast të rezultateve pozitive. Bayern Mynih e Juventus janë me pikë të plota dhe kanë nevojë qoftë edhe për një barazim për të shkuar në raundin e mëtejshëm. Nga ana tjetër Atalanta e United luajnë shumë mes tyre në betejën e Grupit F.
GRUPI E
Me 9 pikë pas 3 ndeshjeve të para, kampionët e Gjermanisë e zgjidhin cështjen direkt përballë portugezëve që janë ndjekësi më i afërt me 4 pikë. Benfica u shkatërrua në minutat e fundit në Lisbonë, e vështirë se mund të bëjë shumë në Allianz Arena, përballë autoblindës së Nagelsmann. Dinamo Kiev në anën tjetër, do të presë Barcelonën, me katalanasit që pas tre pikëshit të parë do tentojë të futet në lojë për kualifikimin, me fitoren e parë në transfertë, por tani me Sergi në pankinë.
GRUPI F
Vendi i parë në grupin F luhet në Bergamo aty ku Atalanta do të presë Manchester United, që ka vetëm dy pikë më shumë në renditje. Anglezët morën kryesimin me përmbysjen që i bënë italianëve në Old Trafford, ndërsa Gasperini shpreson të tregojë se e ka mësuar leksionin. Një fitore do ti kalonte zikaltrit në krye, e madje United do të kompromentonte kualifikimin, nëse në ndeshjen tjetër Villarreal do të fitojë përsëri ndaj Young Boys, duke shkuan në 7 pikë një më shumë se ka aktualisht skuadra e Solskjaer.
GRUPI G
Përplasjet e ekstremeve të renditjes në Grupin G me Wolfsburg në vendin e fundit që pret Salzburgun kryesues. 7 pikët e austriakëve nuk japin shumë garanci, nën presionin e dyshes Sevilla-Lille që do të diskutojnë mes tyre shanset e kualifikimit, të ndara vetëm nga një pikë në renditje. Kështu, situate është krejt e paqartë sepse edhe gjermanët me 2 pikë nuk duan të dalin nga gara pa e provuar.
GRUPI H
Juventus është me pikë të plota e ka nevojë vetëm për një barazim me Zenit për të arritur 1/8, megjithatë, është e qartë se ndeshja në Stadium ka edhe implikime të tjera përveç asaj të rezultatit: pas humbjeve kundër Sassuolos dhe Empolit, që çuan në vendimin për t’u future në grumbullim, Juventusi duhet të zhbllokohet. Mbi të gjitha nga ana mendore, një aspekt që Allegrit i intereson shumë. Bardhezinjtë duan vendin e parë dhe për të mbajtur Chelsea tre pikë larg, duhet një fitore kundër rusëve, duke qenë se kampionët në fuqi vështirë se mund të kenë problerme përballë Malmoe, që mbyll renditjen me 0 pikë e asnjë gol të shënuar.
Group E Champions League
21:00 Bayern Munich – Benfica
21:00 Dynamo Kyiv – Barcelona
Group F Champions League
21:00 Atalanta – Manchester United
21:00 Villarreal – Young Boys
Group G Champions League
18:45 Wolfsburg – FC Salzburg
21:00 Sevilla – Lille
Group H Champions League
18:45 Malmo FF – Chelsea
21:00 Juventus – Zenit St. Petersburg