Ç’kuptim kanë ëndrrat erotike
Çështja e ëndrrave mbetet ende tejmase e komplikuar. Nga njëra anë qëndron ideja se ato nuk janë gjë tjetër veçse pjellë e subkoshiencës (hapje e portave të censurës), ndërkohë që disa i konsiderojnë si një fenomen mbinatyror.
Cilido qoftë e vërteta, më poshtë do gjesh shkurtimit shpjegimin e disa ëndrrave erotike:
Seks me shefin: Një ëndërr e tillë nënkupton se tërhiqesh nga pushteti dhe se dëshirat e tua seksuale intrigohen nga personat “e ndaluar” apo “të paarritshëm”.
Seks në një vend publik: Dëshirë për të provuar eksperienca të reja dhe për të shkelur me të dyja këmbët rregullat e shoqërisë. Prej kohësh ndjehesh i/e ndrydhur.
Seks me dikë që urren: Ndonëse e ke të vështirë ta pranosh, personi në fjalë ka disa veti që të tërheqin ose dëshiroje t’i kishe edhe ti.
Sek me ish- in: Diçka po të mban ende peng…
Seks me një të panjohur: Aktualisht s’të kënaq asgjë dhe askush që njeh. Po kërkon një histori të re!
Tradhti: Arsyet janë nga më të ndryshmet. Mendon se po të tradhtojnë, ke tradhtuar ose e ke menduar ta bësh së fundmi.