Çka u bë? Ilir Latifi nuk do të ndeshet sonte me rusin, Oleinik
Tashmë është konfirmuar edhe nga UFC që luftëtari kosovar, Ilir Latifi nuk do të takohet me rusin, Aleksei Oleinik.
Sipas UFC, Latifi është i sëmur me një grip sezonal por që nuk lidhet me Covid-19 dhe për shkak të kësaj ai nuk mund ta zhvillojë meçin e sotëm ndaj luftëtarit, rus, shkruan Periskopi.
Kujtojmë se meçi mes tyre ishte i paraparë të zhvillohej sonte me fillim nga ora 00:00.
? Due to a non-COVID related illness, Ilir Latifi has been removed from his heavyweight bout with Aleksei Oleinik at #UFCColumbus tonight. pic.twitter.com/MuXAY6J5ij
— UFC Europe (@UFCEurope) March 26, 2022