Çka tregon rrjedhja e hundëve për shëndetin tonë

Çka tregon rrjedhja e hundëve për shëndetin tonë

Rrjedhjet e hundëve përmes ngjyrës së sekrecioneve na tregojnë për shëndetin. Pasi të fshini hundët shikoni në shami se çfarë ngjyre kanë sekrecionet pasi përmes ngjyrës së mukozës mund të mësoni nëse keni grip, alergji apo diçka më serioze. Por mos u friksoni, çdo rrjedhje e hundës nuk është domosdoshmërisht shenjë e keqe.

Mukoza në hundë luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit tuaj. Në të ngjitet papastërtia që thithni, e cila në fund nuk do të përfundojë në mushkëri.

E verdhë në të gjelbër 

Bëhet fjalë për infeksion. Nuancën e gjelbër e shkaktojnë enzimat të cilat i prodhojnë rruazat e bardha të gjakut të cilat e luftojnë infeksionin. Megjithatë, nevojiten më shumë detaje për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një infeksion viral apo bakterial.

“Shumica e sinusiteve lidhen me ftohje apo infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes të shkaktuara nga viruset,” shpjegon dr. O’Brien, nga Mayo Clinic Rochester, transmeton Telegraf.

Infeksionet virale zakonisht zgjasin për pesë deri në shtatë ditë. Antibiotikët në këtë rast nuk ndihmojnë. Megjithatë, ju mund ta lehtësoni këtë parehati me shpëlarës hundor. Vendosni një të katërtën e një luge çaji me kripë në një filxhan me ujë të ngrohtë të distiluar dhe inhaloni. Kjo do ta reduktojë inflamacionin, dhe do ta ruajë lagështinë. Nëse mukoza e dendur vazhdon të rrjedhë më shumë se një javë ose gjendja përkeqësohet, kjo do të thotë se infeksioni viral është përshkallëzuar në atë bakterial, thotë O’Brien. Antibiotikët mund të ndihmojnë në zvogëlimin e kohëzgjatjes së infeksionit bakterial, por nëse simptomat nuk përmirësohen pas 10 ditësh, është koha të shkoni tek mjeku, sepse është e mundur që bëhet fjalë për një sinusit akut apo kronik.

E kthjellët 

Një rrjedhje e tillë e hundës është më se e mundshme të jetë shkaktuar nga alergjitë. Do t’ju ndihmojë nëse filloni të përdorni antihistaminë.

E kuqe 

Nëse vëreni gjak në mukozë, kjo ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuar nga ajri i thatë.

“Kjo është e ngjashme me buzët e plasaritura. Bëhet fjalë për të çara në indet e holla në hundë,” thotë O’Brien.

Prandaj, duhet t’i rrisni burimet e lagështisë. Përdorni lagështues në dhomë. Ky fenomen është më i zakonshëm gjatë dimrit.

E verdhë në gri 

Mukoza e dendur me ngjyrë të verdhë në gri mund të jetë indikator i polipeve në hundë, thotë O’Brien. Polipet janë piptha që shfaqen në mukozën kronikisht të inflamuar të hundës. Simptomat janë zënia e hundës, humbja e erës ose shijes. Polipet zakonisht ndodhin për shkak të ënjtjes afatgjatë dhe irritimit të indeve në hundë të shkaktuara nga alergjitë apo astma. Ato trajtohen me steroide, të cilat gjenden në formën e sprejeve, ndërsa në disa raste nevojitet edhe operacioni për t’i hequr.

Gri 

Nëse keni mukozë të forcuar me ngjyrë gri, është e mundur që bëhet fjalë për ndonjë infeksion këpurdhor të sinuseve. Ky infeksion dallon nga infeksioni viral ose bakterial sepse kërpudhat ushqehen me indet tuaja të hundës dhe riprodhohen. Infeksioni kërpudhor i sinuseve mund të ndodhë për shkak të lëndimit apo inflamimit të mëparshëm afatgjatë në hundë, si dhe për shkak të një sistemi të dobësuar imunitar. /albeu.com/

Shpërndaje në: