Çka tregon për shëndetin nëse ju pengon drita dhe zëri
Migrena fillon me numër të shtuar të qelizave aktive në trurin e njeriut.
Këto qeliza mund të dërgojnë mesazhe që zgjerojnë disa vena të gjakut dhe pastaj lëshohen kemikalet që shkaktojnë irritim në venat e gjakut.
Kjo pastaj dërgon në dhimbjen e tmerrshme që mund të ndjeni.
Shkëlqimi i dritave- sikurse ato nga ekrani i televizorit apo reflektimi i dritës në dritare, ose zërat e lartë mund të shkaktojnë reaksion. Sapo të keni kokë dhimbje, do të jeni më të ndjeshëm ndaj këtyre gjërave, përcjell KosovaPress.
Dhimbjet e kokës janë vetëm shenja të përgjithshme të gjendjes së migrenës. Studiuesit kanë gjetur se njerëzit që vuajnë nga migrena kanë lidhje shtesë në pjesët e trurit që procesojnë dritën dhe zërin. Këto zona janë më aktive, krahasuar me njerëzit që nuk kanë migrenë.