Çka po ndodhë? Publikohet video misterioze e DY ‘Topave të Artë’ duke u vendosur në veturë dhe duke ‘ikur’
Diçka interesante duket se do të ndodhë sonte në ceremoninë e ‘Topit të Artë’ që do të mbahet në Paris me fillim nga ora 20:30.
Ose të paktën ashtu duket nëse bazohemi në videon e fundit të publikuar nga llogaria zyrtare e ‘Ballon d’or’ në Twitter, shkruan Periskopi.
Në video, shihen dy persona me mbrojtëse robotike të kokës, duke vendosur DY ‘Topa të Artë’ në një veturë, e cila thuhet se do të qarkullojë nëpër Paris derisa të mbërrijë në ‘Teatrin e Chatelet’ ku mbahet ceremonia.
Ajo që është interesante është fakti se para këtij eventi, drejtori i ‘France Football’ kishte potencuar se sonte do të ndahet vetëm një ‘Top i Artë’ për një futbollist.
Por si duket do të ndahen dy, një për vitin e kaluar për ceremoninë që nuk u mbajt për shkak të restriksioneve anti-Covid-19.
Ose ndoshta edhe njëri mund të jetë për futbollisten (grua) më të mirë në botë. /Periskopi.com/
? 48°49’59.99″N, 2°15’0″E
? France Football headquarterThe trophees are ready! Follow our journey through Paris to Théâtre du Châtelet… and open your eyes, you might see something ? #ballondor pic.twitter.com/Jl4eet4Vm6
— Ballon d’Or #ballondor (@francefootball) November 29, 2021
? 48°51’31” N et 2°17’39” E
? Tour Eiffel
?@alpinecarsFR#ballondor pic.twitter.com/onrGDBDm1Z— Ballon d’Or #ballondor (@francefootball) November 29, 2021