Çka po bën Eva Carneiro sot, pasi u trajtua brutalisht dhe u pushua nga puna si mjeke e Chelseat
Jose Mourinho dhe marrëdhënia e tij e shkatërruar me njerëz në futboll, është diçka që është shumë normale dhe ndodhë kohë pas kohe.
Lojtarët, trajnerët tjerë… dreqin, madje edhe fëmijët që hedhin topat në fushë. Askush nuk kursehet kur vjen puna te nervoza e Mourinhos gjatë ndeshjeve.
Ish-trajneri i Chelseat dhe Manchester Unitedit, tash është në drejtim të Romës në Serie A dhe temperamenti i tij është një prej arsyeve pse ai nuk mbetet për shumë kohë trajneri i një klubi, transmeton Periskopi.
Një prej mosmarrëveshjeve më të shëmtuara erdhi në vitin 2015, kur Mourinho u përplas me fizioterapeuten e Chelseat atëherë, Eva Carneiro, gjatë barazimit 2-2 të ‘Të Kaltërve’ me Swansean, në ditën e parë të sezonit 2015/16.
Carneiro vrapoi drejt fushës me kolegun e saj të atëhershëm , Jon Fearn, në kohën shtesë të ndeshjes për ta trajtuar Eden Hazardin. Ky reagim i mjekëve nënkuptoi se belgu u desh të largohej nga fusha fillimisht, para se të rikthehej përsëri me ftesën e gjyqtarit.
Mourinho, i frustruar me reagimin e mjekëve, më vonë u shpreh: ”Nuk isha i lumtur me stafin mjekësor, sepse edhe kur je doktor ose sekretar në stol, duhet ta kuptoni lojë.”
Ishte fillimi i një përplasjeje të gjatë, me Carneiron që madje e dërgoi në gjyq Mourinhon.
Trajneri portugez ia ndaloi pastaj Carneiros që të merrte pjesë në stërvitje dhe ndeshje pas incidentit. Gjashtë javë pas kësaj ndodhie, ajo u largua nga klubi.
Ajo më vonë e dërgoi çështjen në gjyq, teksa Mourinho e pranoi në një komunikatë se e ka quajtur Carneiron ”bijë k*rve,” në gjuhën portugeze.
Chelsea ofroi rreth dy milionë euro për ta mbyllur çështjen, por kjo u refuzua. Ky incident u zgjidh në gjykatë pas gati një viti nga incidenti.
”Jam i lehtësuar që sot kemi qenë në gjendje të përfundojmë këtë çështje të gjykatës,” tha gjibraltarianja në atë kohë.
“Ka qenë një kohë jashtëzakonisht e vështirë dhe shqetësuese për mua dhe familjen time dhe tani mezi pres të eci përpara me jetën time.
“Prioriteti im ka qenë gjithmonë shëndeti dhe siguria e lojtarëve dhe përmbushja e detyrës sime të kujdesit si mjeke”.
Çka po bën Carneiro sot?
Ajo tash punon si këshilluese private në kompaninë ‘Sports Medical Group’, me lokacion në Londër.
Sipas profilit të saj në uebsajtin e kompanisë, ajo do të punojë me Aspetar Orthopedic dhe Sports Medicine Hospital në Katar, para Kupës së Botës më 2022.
Ajo është kthyer edhe në futboll. Në nëntor, Carneiro u bë pronare e Lewes FC.
“Duajeni lojën e bukur. Imagjinoni të përdorni fuqinë e saj për mirë. Imagjinoni të gjeni një klub me vlera në qendër të etikës së tij,” tha ajo pasi vizitoi stadiumin Dripping Pan të Lewes FC, për The Argus.
“Imagjinoni paga të barabarta dhe lehtësira dhe akses të barabartë në terren për burrat dhe gratë.” /Periskopi.com/