Çka nëse nuk do të bënit dush një vit
Ndonjëherë,ne shkojmë në shtrat, pa u pastruar. Dhe arsyet mund të jenë të ndryshme ose thjeshtë jemi të lodhur dhe nuk arrijmë dot të bëjmë dush, është e vërtetë e përditshme, transmeton Periskopi.
Por a e keni pyetur veten se ç’do ndodhte nëse nuk do kishit bërë dush për një vit të tërë?
Sipas ekspertëve, disa nga gjërat që do nodhnin nëse nuk do ishit pastruar për një vit janë:
-Do të kundërmoje – Bakteret do të përziheshin me djersën dhe rrjedhimisht do të kundërmoje.
-Mund të infektoheshit – Për shkak të posedimit të shumtë të baktereve në trup, do të formoheshin infeksione.
-Do të kishit kruarje – Lëkura juaj do të ishte e ‘vdekur’ dhe koka juaj do të mbushej me vajra të përzier me ndotësira, që është e mjaftueshme për të të shkaktuar kruarje të kokës.
Nëse pas një vit mospastrimi do të fillonit të pastroheshit, atëherë do të nevojitej kohë njëjavore që lëkura të kthehej në gjendje normale./Periskopi/