Çka nëse Albin Kurti s’do jetë kryeministër? Xhevahire Izmaku shpjegon mënyrën se si do rikthehen partitë opozitare dhe NISMA në pushtet
Anëtarja e NISMA-s, Xhevahire Izamaku ka qenë e ftuara e radhës në Periskopi video-podcast, ku gjatë intervistës ka komentuar zhvllimet aktuale në vend dhe për rikthimin e NISMA-s, shkruan Periskopi.
E pyetur se çfarë do të bënte partia e Fatmir Limajt po të vinte në pushtet, Izmaku është shprehur optimiste për një “riparim” të situatës në Kosovë.
“Ka mundësi me u riparu. Me ardhjen në pushtet të spektrit opozitar përfshirë neve si front kombëtar, Aleancë, NISMA, forumi intelektual, sepse e kanë tregu ndër vite se dijnë me komuniku me aleatët tanë. Ata e kanë një dëshmi që e besojnë. Për me ardhë deri të një marrëveshje duhet me pasë figura përpara që e kanë dëshmu më herët që ata qëndrojnë në fjalën e dhënë”, ka thënë Izmaku ndër të tjera.
Intervisten e gjeni më poshtë: