Ç’ka në sirtarin e Blake Lively, duke nisur nga kremi më i lirë e deri te buzëkuqi më i shtrenjtë
Blake Lively e pastron koleksionin e produkteve të kujdesit ndaj vetes shpesh. Kur je aq glamoroze sa ajo, natyrshëm grumbullohen shumë produkte.
Dje, aktorja ndau me ndjekësit në Instagram disa prej formulave të saj të preferuara.
Koleksioni i Blake përmban produkte klasike si Charlotte Tilbury Hollywood Lips Liquid Lipstick dhe produkte luksi si Diorshow Mascara. Tek-tuk, vihen re dhe produkte të lira e të përballueshme. Sigurisht, Blake ka një – në mos disa – dermatolog dhe një ekip që i rregullon fotot, por kur vjen puna te produkti më i rëndësishëm, mjafton vetëm një 15 dollarësh. Kremi i mbrojtjes nga dielli, CeraVe Sunsceen Face Lotion SPF 50 with Zinc Oxide, kushton pikërisht aq.
Një ndër buzëkuqët e preferuar të aktores është Christian Louboutin Velvet Matte Lip Colour, një ndër më të shtrenjtët në botë, $90. Para buzëkuqit, sigurohet të aplikojë zbutës nga Burt’s Bees, $4.
Blake është gjithashtu fanse e BY Terry Cellularose Brightening CC Lumi-Serum ($91) dhe Darphin Environmental Lightweight Shield ($48).
Jeni influencuar a jo nga zgjedhjet e Blake Lively, influencohuni nga vullneti i saj për të pastruar sirtarët.