Çka ndodhi? Surpriza për Mevlanin përloti gjithë studion e Përputhen

Çka ndodhi? Surpriza për Mevlanin përloti gjithë studion e Përputhen

Ditën e sotme, nëna e Mevlanit i ka bërë atij një surprizë duke i bërë të gjithë në studion e Përputhen të përloten.

Përmes një videoje, e ëma e konkurrentit tha se djali është larguar nga vendi për të punuar jashtë qëkur ishte i vogël dhe ka treguar mes emocioneve historinë e jetës së tij dhe vështirësitë që ka kaluar.
Mevlani është djali im i parë, pas lindjes së tij më vdes babai im. Ishte i vogël për të marrë rrugët e kurbetit por gjendja e bëri’, tha ajo.

“Kam bërë dy operacione dhe kur sëmurem ai është kujdesur gjithmonë për mua. E ka thënë gjithmonë që se dua jetën po se pata mamin”, shpjegoi tutje.
Unë e respektoj zgjedhjen e tij, po të jetë i lumtur ai unë do të jem më e lumtura e botës. Për Ledjanën më duket vajzë e edukuar”, tha mamaja e Mevlanit.

Këto fjalë mjaft emocionuese kanë bërë që të gjithë të përloten, përfshirë moderatoren Borën, Mevlanin, Ledjanën apo Shkëlqimin.

Ai i dha mes lotësh një mesazh të fortë nënës së tij duke i thënë se të gjitha lotët do ia kthejë në buzëqeshje.

Shpërndaje në: