Çka ndodhë me veturat e pashitura

Çka ndodhë me veturat e pashitura

Përfaqësitë e veturave janë ekskluzivitet. Kjo nënkupton blerjen se aty mund të blihet vetura e re, edhe pse me një çmim pak më të lartë se prodhuesi. Kjo i bije që tregtari i blen ato vetura, dhe ato i  përkasin atij. Pra, ato nuk mund t’ia kthej prodhuesit në fund të vitit si të pashitura. Për të fituar para, tregtarit i duhet t’i tërheq blerësit për t’i blerë, perms ofertave të ndryshme të nga ai.

Por, çka ndodhë me veturat e pashitura?

 

Zhvendosja në një treg tjetër

Ka disa opsione për tregtarët kur veturat nuk iu shiten. Ata mund t’i dërgojnë veturat e pashitura në një treg tjetër, ku mund të ketë kërkesa për ndonjërin nga modelet që i posedon. Për shembull, një tregtar Kosovar mund ta ndërrojë një model që nuk i shkon me një tregtar nga Maqedonia veriore, tek i cili ka kërkesë për atë model.

 

Shitja në ankand

Veturat mund të shiten edhe në ankande publike. Në këtë rast një pjesë e çmimit shkon për shtëpinë e ankandit, që do të thotë se agjenti humb mjaft para. Një mundësi tjetër është përdorimi i këtyre veturave si zëvendësim kur njerëzit i sjellin veturat e veta për sevisim.

 

Ulja e çmimeve

Opsion  tjetër është edhe ulja e çmimeve. Në fund të vitit prodhuesit dhe tregtarët e veturave dëshirojnë të lirohen nga “inventari,” në mënyrë që veturat e vjetra të mos “konkurrojnë” me modelet e reja që do të merren vitin tjetër.

Shpërndaje në: