Çka mundet me qenë #Mamirë pas 9 shkurtit, nëse qeverisë PDK’ja? – Përgjigjet Elmi Reçica
Elmi Reçica nga radhët e PDK’së ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7.
Ai komentoi slloganin e PDK’së #Mamirë, ai tha se kjo tregon se çka është kulturë shtetërore te PDK’ja, sa e vlerëson shtetin dhe qytetarët e vet.
Sipas tij Kurti erdhi me idenë e bashkimit kombëtar në pushtet, por prishi raportet edhe me shtetet e tjera fqinje, kudo ku ka shqiptarë.
Derisa u shpreh se PDK do të përmirësoi raportet me Shqipërinë, Maqedonin e Veriut dhe Luginën.
“Me Bedri Hamzën kryeministër “Ma mirë” ne mund të bëjmë 100 % raportet me partnerët tanë strategjik”, u shpreh Reçica./Periskopi