“Çka ke bo qe katër vjet”, Hamza: Qeveri pa rezultate, premtimet s’i ka përmbush

“Çka ke bo qe katër vjet”, Hamza: Qeveri pa rezultate, premtimet s’i ka përmbush

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka folur për qeverisjen e Albin Kurtit përgjatë katër viteve.

Ai kritikoi Qeverinë për mosrritje të pensioneve, kështu sipas tij premtimet që ky pushtet i pat bërë nuk janë realizuar thuajse asnjë.

Për Hamzën, Qeveria e Kurtit është pa rezultate.

“Cdo rritje është e nevojshme, e mirëpritur, por pyetja është pse pse s’i ke bo qe katër vjet? Cka ke bo qe katër vjet për me adresu preokupimet, nevojat e qytetarëve të Kosovës. A ke rrit paga, pensione…?

Pushteti thotë dicka tjetër, Prokuroria thotë dicka tjetër.

Rastet të cilat janë ngrit, rastet të cilat janë në proces tregojnë që s’kanë ndodhë. Premtimet që kanë qenë as përafërsisht s’janë përmbush. Sa e gjatë ështē lista e premtimeve të parealizuara. Për me përmbledh, konstatojmë se është një qeverii që për katër vjet, mos të harrojmë edhe një pjesë të vitit 2020, është qeveria pa rezultate..”, tha Hamza në Debat Plus.

Shpërndaje në: