Çka humbin fëmijët derisa rrinë para TV’së dhe kompjuterit?

Çka humbin fëmijët derisa rrinë para TV’së dhe kompjuterit?

Mjekë dhe specialistë të shumtë shprehin shpesh herë se fëmijët të cilët kalojnë shumë kohë duke lozur në kompjuter shfaqin shenja depresioni.

Kompjuteri, pajisjet inteligjente dhe lojërat elektronike, padyshim janë një ndihmë e madhe për familjet me prindërit që punojnë dhe kanë një kohë të limituar për të ndjekur fëmijët gjatë ditës.

Madje ato janë edhe një ndihmë e madhe kur na vijnë mysafirë, duke i lënë me tepër kohë të mëdhenjve për të biseduar dhe për të qarë hallet, por rreziku me të cilin i lemë ballë për ballë fëmijët është shumë i madh dhe me pasoja edhe për në vitet në vijim.

Studime të shumta të realizuara në vende të zhvilluara tregojnë shfaqjen e depresionit tek fëmijët apo tek të rinjtë, tashmë të varur nga lojërat kompjuterike.

Krahas kësaj ane, nuk duhet harruar edhe faktori tjetër keqbërës.
Mashtrues, perversë, falsifikues e deri në vrasës janë në anën tjetër të rrjetit të internetit që tashmë është kthyer në një botë të pakontrollueshme.

Padyshim që pyetjes “Çfarë humbasin fëmijët ndërkohë që rrinë përpara kompjuterit?” i përgjigjet vetë ndërgjegjja e prindërit.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Zelensky arrin në Mbretërinë e Bashkuar, pritet të takohet me kryeministrin Stramer

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka arritur në Mbretërinë e Bashkuar pas një dite jo…

Votat me postë, KQZ: Janë numëruar votat e votuesve që i takojnë këtyre 13 komunave

Derisa numërimi i votave me postë është duke vazhduar, KQZ ka njoftuar se deri dje…

Shtëpia e Bardhë i heq ndihmat Ukrainës, tani bisedime vetëm për paqe

Sekretarja e shtypit e administratës Trump, Caroline Leavitt, deklaroi se SHBA-të nuk do të ofrojnë…

S’po bëhet rehat Milani me trajnerë, Fabregasi favorit kryesor për të zëvëndësuar Conceiçaon

Milani po kalon një formë të dobët në këtë sezon. Dhe portugezi Conceiçao, rrezikon të…

Muharremi: Si është e mundur që diaspora në ambasada e votoi VV-në 80%, kurse në votat me postë jo?

Analisti Shenoll Muharremi, i cili në vazhdimësi e ka përcjell procesin zgjedhor, ka shprehur dyshimet…

Klinaku: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat themelore të njeriut

Ish-ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka deklaruar se krerët e UÇK-së dhe pjesëtarët…

U vazhdohet paraburgimi për nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq për sulmin në ‘Ibër-Lepenc’

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vazhduar me nga dy muaj paraburgimin vëllezërve Viqentijeviq, Dragisha…

Reagon Grenell pasi presidentja sllovene i doli në krah Zelenskyt: Ju shpenzoni më së paku për mbrojtje

Emisari amerikan për misione speciale, Richard Grenell i ka reaguar presidentes së Sllovenisë, Natasha Musar,…