Çka e pengon Kadarenë të fitojë çmimin Nobel
Ndoshta çmimi Nobel është tepër i politizuar që të përbëj një indeks të vërtetë të letërsisë më të mirë botërore; dhe ndoshta ‘letërsia botërore’ është një kategori shumë problematike. Megjithatë, pyetja që mbetet është se pse shkrimtari shqiptar Ismail Kadare nuk e ka fituar këtë çmim, dhe pse nuk njihet aq mirë në botën anglisht-folëse pavarësisht që është i botuar dhe goxha i njohur në Francë. Problemet në përkthim mund të kenë paksa faj: nën regjitimin maoist të Enver Hoxhës, Shqipëria nuk bënte marrëveshje për të drejtave të autorit, që nënkuptonte se të drejtat për përkthim nuk do t’i merrte asnjë shtëpi botuese serioze, poashtu mungesa e përkthyesve nga anglishtja në shqip ka vazhduar të jetë një problem i madh: shumica e veprës së përkthyer të Kadaresë vjen përmes përkthimeve që i ka bërë David Bellos nga frëngjishtja.
E megjithatë, marrja e Nobelit nga Le Clezio më 2008 [shënim i përkthyesit: e më pas, disa vjet pas kësaj interviste çmimin e merr edhe Patrick Modiano, poashtu francez] tregon që kufizimi në anglisht nuk ekziston më. Çka e pengon Kadarenë të marr çmimin, është njolla e vazhdueshme që i është ngjitur shkrimtarit për bashkëpunimin eventual me regjimin e Hoxhës. Edhe pse nuk ishte anëtar i partisë, Kadare për do kohë ishte kryetar i institutit kulturor që udhëhiqej nga gruaja e frikshme e diktatorit, Nexhmije Hoxha. Për më shumë, disa pretendojnë që, përgjatë sundimit të Hoxhës Kadare ka shkruar disa vepra – më e njohura Dimri i Gjatë – për të lëvduar liderin dhe shkëputjen e tij nga sovjetikët më 1961. Pas kësaj ndarjeje komunizmi i vendit u sintetizua me një mitologji ultra-nacionaliste.
Këto kritika ndihmohen paksa edhe nga pranimi i Kadaresë që thotë edhe vetë se nuk e konsideronte veten asnjëherë si disident. Disidenca ishte një identitet që më mveshën disa gazetarë të huaj, thotë ai, dhe në këtë kuptim ai nuk ishte meritor.
Më e rëndësishmja, historia e ballkanit ka qenë gjithnjë inspiruese për Kadarenë. E gjithë historia e Shqipërisë është thuajse krejtësisht e ritreguar përmes novelave të tij të shumta, nga Greqia e lashtë, te osmanët, dhe në ditët e sotme – e poashtu, përgjatë vaktit të Hoxhës ka indikacione se Kadare ka punuar në rishkrimin dhe përdorimin e historisë si armë. Edhe Rrethimi, që përshkruan një qytet-shtet shqiptar nën sulmin rraskapitës të Osmanëve, është lexuar si një tregim që lidhej me vijat nacionaliste të Hoxhës i cili ishte obsesionuar për t’i luftuar sovjetët.
Robert Elsie ka provuar të rikuperoj reputacionin politik të Kadaresë, duke e quajtur atë një “shkrimtar thellësisht disident” që kishte jetë “kolaboracioniste”. Por pse kërkojmë ende nga Kadare që të jetë disident politik? Dhe pse kritikët që e duan Kadarenë, duan ta rivizatojnë atë si të tillë, sikur kjo t’i jepte veprës së tij një peshë më të madhe? Siç ka thënë Kadare vetë, të shkruarit në vetvete ishte një akt rezistence në vendin e tij. Ishte e pamundur çdo lloj kritike, e prandaj Kadare u arratis në fiksionin historik dhe alegorik, duke dalë përtej kufijëve të social-realizmit komunist. Në “Dosja H”, larg të qenët duke romantizuar rrënjët e lashta shqiptare, Kadare satirizon të huajt që kërkojnë poezinë homerike ‘autentike’ në Shqipëri dhe e jep një goditje të fshehtë ndaj politikave izolacioniste të Hoxhës. Në kryeveprën e tij, Pallati i Ëndrrave, e vendosur në “Shtetet e Bashkuara Osmane”, ku ëndrrat shqyrtohen për shenjat e eventeve politike që vijnë, ai jo thjesht që i godet regjimet autoritare dhe maninë e tyre për mbikëqyrje, por poashtu eksploron kontrastin mes identitetit shqiptar dhe ‘të kaluarës së madhe’ që Hoxha u përpoq ta shpikte.
Kritika që ka marrë ‘Rrethimi’ më duket më interesantje. Është akuzuar se ka krijuar mitin mbi fisnikët shqiptarë dhe barbarët osmanë, por qartë duket se kemi të bëjmë me një pikturë më komplekse të ballkanit që sot është më e rëndësishme se kurrë. Megjithëse shqiptarët gjysma e tregimit tregohet përmes zërit kolektiv të korit, osmanët përshkruhen me gjithë gjallërinë e tyre, dhe humanitetin multietnik. Kadare përdor osmanët për të eksploruar identitetet bashkëekzistuese të regjionit në një tregim, i cili u botua më 1970, dhe që mori një rezonancë prekëse nga eventet e të 90-ave në Sarajevë.
Të shkruarit e tij nuk gënjen: Pallati i Ëndrrave, Rrethimi, dhe novelat që ka shkruar prej rënjes së komunizmit, janë qartësisht shprehje të të njëjtit version artistik. | Heather McRobie | Periskopi