Çka e pengoi Specialen kravata me shqiponjë e Jakup Krasniqit që u detyrua ta heq?

Çka e pengoi Specialen kravata me shqiponjë e Jakup Krasniqit që u detyrua ta heq?

Në seancën e të hënës në Hagë, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi nuk është lejuar të hyjë në sallë me kollare. Kjo u bë e ditur nga avokatja e tij, Venkatesëari Alagendra, e cila edhe pyeti gjyqtarin se pse ka ndodhur kjo, shkruan Periskopi.

“Z. Krasniqi ka pasur një kollare sot në mëngjes dhe ia kanë hequr, këtë kollare e ka pasur veshur edhe më herët në seanca të gjyqit,  a mund të dimë pse ia kanë hequr?” ka pyetur avokatja Alagendra. 

Ndërsa, kryegjyqtari Charles Smith iu përgjigj se “nuk e ka haberin” dhe se do të interesohet për këtë çështje, duke kërkuar më pas që të vazhdohet me dëshmitarin e radhës.

Avokatja gjithashtu tregoi se sigurimi e ka detyruar Krasniqi të heqë kollaren.

Për këtë ka reaguar me një shkrim emociunes edhe vajza e tij, Gresa Krasniqi.

“Mic Sokoli me gjoksin e tij kishte pritur gjylen e topit sepse dëshira per çlirim dhe liri ishte më e madhe se jeta prej zvarraniku. Mic Sokolët sot, me gjoksin e tyre presin padrejtësitë e këtij shekulli ndonese mbi supet e tyre rëndojnë plagët e pa sheruara të një populli të shtypur e te vuajtur! Mic Sokoleve sot, nga gjoksi mund t’ia zhveshni shqiponjën, por kurrë nga zemra!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Përvec saj, edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar lidhur me veprimet që i ka bërë gjatë ditës së djeshme Gjykata Speciale, e cila ai ka ndaluar Jakup Krasniqit bartjen e kollares me shqiponjë.

Musliu përmes një postimi në Facebook ka thënë se Gjykatës së themeluar në Kuvendin e Kosovës, po i pengon identiteti shqiptar.

Ndërsa, ka kritikuar institucionet e vendit që nuk po reagojnë ndaj sjelljeve raciste që Specialja po i bën.

“Se kjo gjykatë është politike dihet botërisht por heshtja e institucioneve tona ndaj këtyre sjelljeve raciste është e papranueshme.

Bacës Jakup  veç munden me ia mar të ligat se ai me shokët e tij të idealit shqiponjën e kanë në zemër, por ku jemi ne si Kuvend e si Qeveri, si parti politike, si Organizata Joqeveritare, ku jemi ne si komb qe nuk ngrihemi në këmbë kur ca “gjyqtarë” të shitur shkelin mbi krenarinë tonë dhe drejrësinë e përbaltin për portofol personal”, ka shkruar deputetja.

Ndryshe, mbi 50 dëshmitarë janë dëgjuar për një vit në procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale ndaj ish presidentit Thaçi dhe të tjerëve.

Sipas aktakuzës së ZPS-së, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi akuzohen për krime kundër njerëzimit e krime lufte, që pretendohet se janë kryer ndërmjet marsit të vitit 1998 e deri në shtator të vitit 1999.

Megjithëse procesi kishte filluar një vit më parë, ata janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020./Periskopi

Zhvillime enigmatike në Hagë: Krasniqit nuk ju lejua kravata në sallë, mos kthimi i seancës pa shpjegim dhe pasdite pak seancë private

Krasniqit i hiqet kollarja para se të futet në sallë, reagon avokatja e tij

Shpërndaje në: