Çka duhet të pini e çka jo para gjumit?
Kur doni të flini mund të shijoni një pije para gjumit, por a ka ndonjë pije që mund të jetë veçanërisht e dobishme apo e dëmshme për gjumë cilësor?
Rezulton se ekspertët këshillojnë të shmangin pije të caktuara përpara kohës së gjumit – ndërsa kërkimi mbi pijet për të promovuar gjumin e cilësisë nuk mbetet aq i qartë.
Kafeina, apo pijet që përmbajnë kafeinë duhet t’i shmangni para se të flini. Madje rekomandohet të mos i konsumoni ato deri në gjashtë orë para gjumit.
Sa përket asaj që mund të jetë e dobishme për cilësinë e gjumit, disa studime sugjerojnë se qumështi mund të ndihmojë në përmirësimin e gjumit – madje edhe qumësht i ngrohtë i përzier me mjaltë.
“Kjo është një nga ato rekomandime që kanë qenë rreth e rrotull për një kohë vërtet të gjatë,” tha Redmond, duke shtuar se qumështi është një burim i tryptofan.
Tryptopani është një aminoacid që mund të sjellë dobi për gjumin pasi që sapo të futet në trupin tuaj, konvertohet në dy kimikate të trurit të lidhura me gjumin: Melatonin, i cili ndihmon në rregullimin e gjumit natyror dhe të zgjimit, dhe serotonin, që nxit relaksim dhe përgjumje.