Çka duhet bërë nëse fëmija juaj nuk ndihet mirë në veturë?
Ka fëmijë që kanë vështirësi sapo të ulen në veturë. Disa kanë probleme vetëm udhëtimet më të gjata, por disa edhe në udhëtime të shkurtra. Sidoqoftë, ky është një shqetësim që mund t’i vihet fund.
Është shumë e rëndësishme që prindërit të mos flasin para një fëmije për përzierje. Është po ashtu e rëndësishme që fëmija të mos qëndrojë i uritur në makinë, andaj duhet dhënë ushqim.
Fëmijët me stomak të ndjeshëm në veturë preferohet të dëgjojnë muzikë ose të shikojnë mjedisin.
Nëse me fëmijën që ka probleme me përzierje dhe të vjella shkoni në rrugë të gjatë, atëherë preferohet të bëni pushime të shpeshta.
Shenjat e para të mundimit
Përzierja te fëmijët zakonisht vërehet nga pamja e zverdhur, rritja e sekretimit të pështymës ose djersitja në rritje.
Në këtë rast, duhet të ndaleni, nxirrni fëmijën nga makina dhe e lejoni atë të marrë ajër të pastër. Dhe për secilin rast, gjithmonë mbani një qese në të cilën ai mund të vjellë.