Çka do jetë ma mirë për Kosovën nëse PDK qeverisë, sipas Blerta Deliu-Kodrës?

Çka do jetë ma mirë për Kosovën nëse PDK qeverisë, sipas Blerta Deliu-Kodrës?

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për deputete e cila garon me numër 13, Blerta Deliu-Koda ka folur për prioritet e partisë në rast se i fiton zgjedhjet.

Ajo për Periskopin tha se me PDK-në në qeverisje do të ketë arsim më cilësorë, si dhe në shëndetësi nuk do të ketë lista të pritjes, e barna të shtrenjta.

Deliu-Kodra përmendi edhe problemin me tekstet që shkollore që nxënësit i kanë përcjellë në vitet e fundit,.

“Kur them më mirë, kemi parasysh arsim më cilësorë, shëndetësi e cila e ka apcientin në qendër, sepse sot e kësaj dite janë listat e pritjes që pacientët presin për një trajtim shëndetësorë, qoftë për t’u trajtuar brenda institucioneve të vendit, por edhe pritjet e gjata dhe barrierat në çmimet e larta të cilat i kanë të barnave qytetarët e Kosovës.

Kosova vazhdon të mbetet sfidë me testin e PISA-s dhe e kemi parë që vetëm në vitin e fundit tekstet shkollore kanë qenë barrierë e madhe të cilat janë marrë jo vetëm pridnërit, por që ka qenë sfidë edhe për sistemin arsimor në Kosovë”, ka thënë Deliu ndër të tjerash.

 

Shpërndaje në: