Çka dëshiron Putini në Siri?

Çka dëshiron Putini në Siri?

NJU JORK – Më 7 dhe 8 shkurt, sipas burimeve perëndimore, një sulm ajror i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ndaj forcave të lidhura me presidentin sirian Bashar Al-Assad, vrau të paktën 300 rusë, të gjithë punonjësit e kompanisë private ushtarake Wagner. Ministri i Jashtëm rus, megjithatë, pretendon se vetëm pesë qytetarë rusë, pa ndonjë lidhje me forcat e armatosura ruse, ishin vrarë dhe pak të tjerë ishin lënduar. Sergei Lavrov, madje edhe i ka dënuar raportet perëndimore për ato vdekje si “përpjekje për të vënë spekulime mbi luftën.”

Në shikim të parë, përgjigjja e Rusisë është disi befasuese. Në kohën e rritjes së tensioneve me Shtetet e Bashkuara, sulmi mund të ishte një mundësi e artë për Kremlinin që t’i dënonte rivalët e saj. Dhe zakonisht, Rusia i shfrytëzon këto mundësi: vetëm së fundi, i dërguari i Rusisë në OKB, Vasily Nebeznya, sulmoi homologen e tij amerikane Nikki Haley, e cila e kishte quajtur qeverinë e ‘zgjedhur legjitimisht” të Vladimir Putinit “regjim”.

Për më shumë, Rusia është e etur që t’i konsiderojë të vrarët në beteja si heronj. Piloti ushtarak Roman Filipov, i vrarë në betejë pak ditë para sulmit ajror amerikan, ishte celebruar për trimërinë e tij. Andrei Malakhov, një personalitet televiziv për rrjetin televiziv Rossiya 1 e lidhur me Kremlinin, tashmë ndodhet në Siri duke e bërë një dokumentar për Filipovin.

Sidoqoftë, në rastin e sulmit ajror që u udhëhoq nga ShBA-të, nuk ishin ushtarët rusë që vdiqën, por merceranët, pjesëmarrja e të cilëve në konflikt reflekton dëshirën e Kremlinit që të mbaj njëfarë mohueshmërie bindëse. Deklarata e ministrit të jashtëm rus në përgjigjje të raporteve perëndimore thotë gjithçka. “Qytetarët rusë ishin në Siri”, tha, “me vetë vullnetin e tyre dhe për arsye të ndryshme,” dhe “ministri nuk ka autoritet që të mbështes validitetin dhe legalitetin e vendimeve të tyre.”

Rusia e ka përdorur një forcë të tillë për t’i mbuluar të bëmat e saj më parë, përfshirë gjatë kohës së aneksimit ilegal të Krimesë më 2014. Kremlini mundet atëherë të argumentojë se ky nuk përbënte invazion rus, por ishte vullneti i njerëzve që jetonin në Krime.

Ngjashëm, në Siri, mercenarët i mundësuan Kremlinit që ta fshihte përfshirjen ruse, ashtu si humbjet e saj, të cilat shumë observues e kishin parashikuar, nga fillimi i intervenimit të saj, se pasojat e saj do të ishin shumë të larta. Putini natyrisht që nuk dëshiron të akuzohet për përsëritjen e Luftës katastrofale të Afganistanit prej 1979-1989, që ndihmoi në çuarjen në kolaps të Bashkimit Sovjetik.

Kjo është arsyeja pse Putini po ka kujdes të madh në paraqitjen e operacioneve ushtarake të Rusisë si shumë të limituar, e ndërmarrë vetëm me qëllimin e heqjes qafe të Shtetit Islamik [ISIS]. Në fakt, në dhjetorin e kaluar, në një vizitë në bazën ajrore të Rusisë në Khmeimim, Putini njoftoi tërheqjen e trupave, saktësisht për shkak se objektivi zyrtarisht ishte arritur. Ministri i Mbrojtjes kishte deklaruar që situata ishte “stabilizuar,” pasi ishin eliminuar 35 mijë militantë dhe 700 kampe të trajnimit.

Zyrtarisht, Rusia donte që në Siri të mbante vetëm forca të kufizuara në bazat permanente ushtarake ruse në Tartus dhe Khmeimim. Këto forca do të hiqnin “misionet e lidhura me interesat kombëtare ruse.” Për mercenarët rusë, autoritetet kanë bërë çmos që të mos i listojnë si forca ruse.

Por i tërë intervenimi në Rusi, përfshirë merceneraët, ka qenë parimisht rreth mbrojtjes së interesave kombëtare ruse. Ta themi më qartë, mbështetja e regjimit të Asadit e lejon Rusinë që të mbajë pikëmbështetjen e saj në Lindjen e Mesme, duke dërguar mesazhin që kërkojnë revoltat popullore se rrëzimi i aleatëve të Rusisë nuk do të ketë sukses.

Testimi i teknologjisë së re ushtarake të Rusisë, të tilla si raketat me precizitet të lartë dhe të tjera armatimeve, e ka përforcuar këtë mesazh.

Një tjetër arsye për përfshirjen e vazhdueshme të Rusisë në Siri është edhe që, nga disa vlerësime, më shumë se 5 mijë luftëtarë myslimanë me origjinë ruse nga Azia Qëndrore dhe Kaukazi janë duke luftuar me Isis-in në atë vend dhe tjetërkund. Kremlini është me të drejtë i shqetësuar për të ardhmen e radikalëve me përvojë ushtarake që kthehen në tokën ruse. Argumenti perëndimor që intervenimi rus në Siri vetëm sa e rritë gjasshmërinë e sulmeve terroriste në territoret ruse, nuk çon peshë te Putini. Nëse Shtetet e Bashkuara mund të mbrojnë invazionin e tyre në Afghanistan, Irak dhe Siri në termet e sigurisë kombëtare, të njëjtën mund ta bëj edhe Rusia me Sirinë.

Yunus-Bek Yevkurov, presidenti i një republike të vogël ruse të Ingushetisë në Kaukazin Verior, së fundi deklaroi që operacioni në Siri restauroi reputacionin e Rusisë si një fuqi botërore. [Putini nuk do ta pranonte një gjë të tillë, por ai kërkon mbështetje nga lideri i Ignushetisë, i cili, duke qenë fqinj i Çeçenisë dhe Dagestanit, që janë toka pjellore për radikalizëm islam.] Ai ka të drejtë: aktorët kyq, përfshirë Egjiptin, Iranin, Arabinë Saudite, dhe Turqinë, po detyrohen të njohin faktin që Rusia duhet të ketë fjalën e saj në përcaktimin e fatit të rajonit. Në kohën kur sanksionet ndërkombëtare janë të rënduara, kushtet ekonomike të këqija të Rusisë, Kremlinit i vyen të sigurojë që njerëzit e saj – dhe bota – duhet të njohin këtë realitet.

Project Syndicate | Përkthyer nga Periskopi

Shpërndaje në: