Çka bëjnë dy djemtë e kryeministrit për festën e Pashkëve

Çka bëjnë dy djemtë e kryeministrit për festën e Pashkëve

Sot ishte në fokus kryeministri dhe pamja e tij pre një ‘Bodybuilderi’ ku u shfaqte përkrahë dy shokëve nga një ambient i palestrës ku ata ushtrojnë së bashku, shkruan Kosovarja.

Edhe pse është shumë i angazhuar në punët e shtetit si kryeministër ai nuk lë anash asnjëherë pasionin stërvitjen. Kryeministri i do shumë aktivitetet sportive ai shpesh del për ecja në bjeshkë me familje.

E deri sa sot ndodhemi në ditë festë dhe siç e do tradita në ditën e Pashkëve që për krishterët çmohet më e madhja pas Krishtlindjeve. E kjo festë përcillet me rite të ndryshme e njëra nga to është edhe ngjyrosja e vezëve. Ngjyrosja e vesë qysh në kohët e lashta të popujt e ndryshëm kishte të bënte me zgjimin e natyrës në stinën e pranverës, ndërsa më vonë u mor si simbol i jetes së re dhe i ringjalljes së Jezu Krishtit.

E në këtë atmosferë festive ndodhen edhe familja dhe fëmijët e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Bashkëshortja  e tij  ka publikuar një video ku dy djemtë shihen duke i thyer vezët për t’i hapur. Edhe pse festa vazhdon, Anita këtyre pamjeve ju ka lënë nga një mbishkrim duke treguar se ata këtë veprim po bëjnë ‘pas Pashkeve’.

Edhe pse familja e kryeministrit i takon fesë myslimane ata i bashkëngjitën kësaj feste ku shumë miq të familjes i përkasin fesë katolike dhe festojnë së bashku, e kjo tregon më së miri se në Kosovë nuk mund të ekzistojnë këto dallime fetare. /Kosovarja/ 

 

Shpërndaje në: